Rindërtimi; Ritëm i lartë punimesh në kantierin e rilindjes së Laçit
Puna për rindërtimin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 po vijon me ritme të shpejta në Laç.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rilindjes së Laçit, ku po punohet me ritëm të lartë për të kthyer sa më shpejt banorët në shtëpi të reja të standardeve europiane.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e punës nga kantieri i Rilindjes së Laçit, ju uroj një javë të mbarë e të gëzuar”, tha Rama.
Zona 1 e lagjes së re në Laç financohet nga qeveria turke, ndërsa zona 2 nga qeveria shqiptare.
Zona 1 ka 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
Pallatet e reja, spitali i ri, godina e re e bashkisë shkollat dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar.
Ndërkohë në gjithë bashkinë Kurbin ndërtohen nga e para 6 godina arsimore, 4 shkolla dhe 2 kopshte dhe rikonstruktohen 3 të tjera
Fraksion.com