“Ngarkesa nga Shqipëria”; Kapen 320 kg hashash në Korfuz, pranga transportuesit grek
Një sasi prej 320 kilogram hashash u kap në ishullin grek të Korfuzit. Mediat greke bëjnë me dije se droga u kap mbrëmë në darkë në zonën e Dasias, pranë Vila Vasilaku.
Ka dyshime se ngarkesa vinte nga Shqipëria, por në pranga është arrestuar një 62-vjeçar grek që po e transportonte.
Fraksion.com