Konfirmohet në detyrë prokurori Adriano Dyrmishi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Tiranës, Adriano Dyrmishi.
Mëngjesin e të hënës, trupa e vlerësimit në KPK ka vlerësuar pozitivisht dosjen e Dyrmishit, duke lënë në detyrë Prokurorinë e Prokurorisë së Rrethit Tiranë, pasi e ka vlerësuar pozitivisht në tre kriteret e Vetingut.
Adriano Dyrmishi u përball të enjten, 24 dhjetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tri kriteret e rivlerësimit, pastërtia e figurës, pasuria dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për prokurorin Dyrmishi u realizua nga trupa gjykuese e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade.
Fraksion.com