Life StyleTë fundit

Hioroskopi javor 28 dhjetor 2020 – 3 janar 2021

Parashikimi i horoskopit javor për 28 dhjetor 2020 dei më 3 janar 2021. Parashikumi i yjeve se si do të jetë puna, financat dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Hëna do sjelle forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni më realiste ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi që e ka tashme një lidhje dhe do mundoheni ta ndani atë pa u menduar gjatë. Kujdes sepse do i hapni telashe vetes. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Do jeni në forme të shkëlqyer në çdo moment. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do filloni projekte të reja nga të cilat do merrni përfitime të shumta. Do kuptoni edhe disa gjëra të reja që nuk i dinit për veten.

Demi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Sipas Dritare.net, financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Binjakët

Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të enjtes situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.

Gaforrja

Kjo do jetë një janë intensive për ju dhe e mbushur me dinamizëm. Do i keni idetë edhe më të qarta për të ecur para në çdo fushë. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do kaloni një javë shumë të këndshme pranë partnerit. Ambienti do jetë pasionant dhe do bëni edhe projekte mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni sharmante. Të qenit edhe realistë do iu bëjë të zgjidhni personin e duhur. Asnjë planet nuk do ndikojë në planin tuaj financiar dhe nuk do keni probleme. Gjithsesi ndiqni këshillën e Jupiterit që iu sugjeron të ulni shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer dhe ju do ndiheni mirë. Në punë do jeni shumë punëtorë dhe do arrini atje ku keni dashur. Suksesi do jetë i sigurt.

Luani

Mos lejoni askënd t’iu imponojë të vëni diçka këtë javë dhe bëni ato që do ndieni. Nën influencën e Marsit, partneri do tregohet mjaft arrogant ndonjëherë dhe kjo mund ta përkeqësoje lidhjen tuaj. As ju dhe as ai nuk do bëni lëshime. Venusi do të favorizojë takimet për ju beqarët. Njihuni më shumë dhe në fund vendosni për të duhurin. Financat nuk do jenë të këqija, por Plutoni do iu shtyjë të shpenzoni më shumë sesa duhet. Mos mendoni vetëm për të tashmen. Shëndeti do filloje të përmirësohet dita ditës dhe në fund të javës do jeni në gjendje shumë të mirë. Hëna do iu bëjë të mos i mendoni shumë gjërat në punë. Nëse iu duhet të merrni një vendim me rëndësi prisni edhe disa javë.

Virgjëresha

Perspektivat janë goxha të mira për këtë javë. Më në fund mund të bëni edhe ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë me shumë diell. Do kaloni disa momente të paharrueshme pranë partnerit. Më mirë mos e privoni veten nga asgjë. Falë nxitjet nga të gjithë planetët, ju beqarët do provoni emocione të forta të cilat as që i kishit menduar më parë. Do jeni shumë joshës. Situata financiare do të stabilizohet aq shpejt saqë edhe ju vetë do të habiteni. Për sa i përket shëndetit, vërtet do mbroheni nga Venusi, por përsëri duhet të tregoheni edhe vetë të kujdesshëm. Mund të keni probleme me tretjen. Në punë do ndodhin disa gjëra shumë të veçanta të cilat do lënë gjurmë përgjithmonë.

Peshorja

Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Mjedisi yjor do favorizoje jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze. Edhe financat do jenë të begata. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa.

Bricjapi

Shumica e dëshirave tuaja do realizohen këtë javë dhe buzëqeshja do ju rikthehet pas kaq kohësh. Më në fund ju që keni një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dikush edhe mund të tallet me ju ndërkohë që ju do mendoni se ai iu pëlqen. Në planin financiar duhet të jeni gati për të përfituar nga situata e mirë që do krijojnë planetët. Jupiteri do jetë ai që do iu ndihmojë në planin shëndetësor. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do vuani nga asgjë. Të gjithë yjet do mblidhen së bashku dhe do iu bëjnë shumë të vendosur në planin profesional. Do i kaloni të gjitha sfidat dhe do arrini sukses.

Ujori

Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një jave të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.

Peshqit

Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.

 

Fraksion.com