Fauci: Mënjanoni grumbullimet gjatë festave për të luftuar Covid-19
Kryevirologu amerikan, Anthony Fauci pret ditë më të këqija në SHBA, pasi pandemia COVID-19 vazhdon rritet gjatë pushimeve për shkak të grumbullimit të njerëzve.
Eksperti i sëmundjeve infektive theksoi se ai pajtohet me vlerësimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden se më e keqja e pandemisë mund të jetë përpara nesh.
“Arsyeja që unë jam i shqetësuar, dhe po ashtu edhe kolegët e mi të shëndetit publik, është se ne shumë mirë mund të shohim një rritje post-sezonale në Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
“Kurba e rasteve që kemi përjetuar, ndërsa kemi hyrë në vjeshtën e vonë dhe në fillim të dimrit është me të vërtetë mjaft shqetësuese”, shtoi ai.
Javën e kaluar, Biden tha se “ditët më të errëta” të pandemisë janë përpara nesh.
Dje, Fauci shprehu shqetësimin se situata në të vërtetë mund të përkeqësohet në javët e ardhshme.
Fraksion.com