Dridhje toke në pjesën qendrore të Kroacisë
Një tërmet i moderuar dridhi mëngjesin e së hënës pjesën qendrore të Kroacisë dhe kryeqytetin e saj, Zagreb, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa.
Raporte për të plagosur tash për tash nuk ka.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti e kishte fuqinë prej 5.2 shkallësh të Richterit, ndërsa epiqendrën pranë qytetit Sisak – rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit.
Tërmeti u pasua nga një dridhje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh.
“Kemi tulla në rrugë dhe oxhakë të rënë”, tha Darinko Dumboviq, kryebashkikak i qytetit pranë, Petrinja.
Tërmeti shkaktoi dridhje edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën.
https://youtu.be/4Eww32t9y-o
Fraksion.com