AktualitetTë fundit

Aksident tragjik në Fier; Humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku makina tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:20 të mëngjesit sotëm në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy personat që fatkeqësisht ndërruan jetë janë një vajzë e në djalë dhe deri tani nuk dihet identiteti i tyre.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të sotëm.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

 

Fraksion.com