Kthehet në detyrë, kolegu i policit që qëlloi Klodjan Rashën, pas 2 javësh i pezulluar: S’ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin në kohë
Erion Gjore, kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivit që mori jetën e Klodian Rashës pasi e qëlloi për vdekje është rikthyer në detyrë dy javë pas ngjarjes që tronditi vendin. Lajmi konfirmohet për Report TV nga gazetari Sokol Dema.
Nga verifikimi mësohet se nuk ka kryer shkelje dhe ka bërë njoftimin sapo e qëlloi 25-vjeçarin.
Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi. Ndërkohë, që pak ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka konkretizuar akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj duke e çuar atë përpara drejtësisë nën akuzën për “Vrasje me dashje”, teksa SHÇBA ka nisur një hetim administrativ në repartin ‘Shqiponja’ ku do të bëhen hetime që nga rekrutimi deri te veprimet policore.
Fraksion.com