AktualitetTë fundit

Efektivi i policisë shkon i plagosur me armë në spitalin e Fierit

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin).

Momentalisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com