AktualitetRajoniTë fundit

Video live: Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç bën vaksinën ndaj COVID-19, e para në vendin e saj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë live vaksinën ndaj COVId-19 duke u bërë njeriu i parë në vendin e saj që merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme ka nisur edhe zyrtarisht vaksinimi  në Serbi, që është vendi i parë në Ballkan që e bën diçka të tillë.

Brnabiç duket në video me një bluzë dhe bën vaksinën në një klinikë. Pas saj vaksinën e bënë edhe Darija Kisić Tepavčević si dhe Dr. Predrag Kon.

Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.

 

Fraksion.com