Rama: Lufta për liri nuk fillon me Osmanin dhe Kurtin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me rrëzimin e qeverisë Hoti dhe kërkesat e vazhdueshme nga Kosova për miratimin e një rezolute nga Kuvendi për të njohur e dënuar gjenocidin serb.
Rama thotë se qeveria Hoti ka firmosur në emër të Kosovës, por sipas tij, s’ka më zi se sa kur përfaqësimi ndërkombëtar kthehet në politikë të brendshme.
Ndërkohë më tej Rama ka thënë se lufta për liri për Kosovën në Kosovë e Shqipëri nuk nis nga Presidentja në detyrë apo kryeministri në pritje.
“Nuk ka më zi se sa një vend se sa përfaqësimi ndërkombëtar në një politik të brendshme se bëhet qesharak. PS ka kaluar rreth 15 rezoluta. Historia e luftës për liri në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në pritje për tu ribërë kryeministër. Kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme. I ka kushtuar shumë Kosovës” , tha Rama.
Fraksion.com