“Qeveria nuk ndihmon nevojtarët”; Tabaku: Në 25 prill do t’i tregojmë vendin vjedhjes në kohë pandemie
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se, “taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur”.
“Më kot presin shqiptarët paketë ndihme nga Rama në kohë pandemie, paketë shpëtimi dhe rindërtimi. Rama taksat e tyre i çon në xhepin e Safetit për të blerë nevojtarët dhe për tu pasuruar”, tha ajo.
“Në 25 prill do t’i tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin!”, theksoi Tabaku.
“T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmenaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie”, u shpreh Tabaku.
Fraksion.com