“Kosova s’ka nevojë për tra”; Rama-Vjosa Osmanit: Debat grotesk dhe dashakeq; Bëre propagandë në Tiranë për vota
Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama komentoi dhe deklaratën për traun në Rrugën e Kombit që Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.
Duke e cilësuar një debat grotesk, Rama tha se trau nuk është për të ndarë Shqipërinë nga Kosova, por që të gjithë atdhetarët të paguajnë një rrugë me standarde, dhe të rrezikshme siç ishte më parë.
“Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë me një demagogji dhe retorikë absurde, sepse ai tra atje nuk është kufi. Sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën e re Milot-Fier, që nuk është kufi mes qyteteve. Kjo është groteske, por edhe jo dashamirëse.
Nëse për z. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra mes atdheut, që duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët. Vlen kjo për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Faktet sot flasin qartë, shikojeni rrugën. Besoj se dhe z. Vjosa dhe gjithë të tjerët nëse duan të shohin, e shohin ndryshimin kapilar në atë rrugë, që ishte e rrezikshme dhe sot po bëhet me të gjitha standardet. Pra, këto janë dy pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë një alterim të funksioneve politikë e brendshme me politikën e jashtme dhe e kundërta”, u shpreh kryeministri.
Fraksion.com