Balluku: Shqipëria me bursë në energji Alpex, do tregtohen në treg të lirë sasitë e tepërta energjetike të parkut të Karavastasë dhe Spitallës
Ministrja e Balluku tha se Shqipëria me krijimin bursës energjetike, Alpex, do të mundësojë tregtimin në treg të lirë të energjisë së tepërt që do të prodhohen nga parku energjetik i Karavastasë dhe ai i Spitallës që pritet të krijohet.
Me nisjen e punës në Kosovë panorama jonë sistemit energjetik forcohet. Pavarësisht vështirësive për shkak të pandemisë, në sektorin energjetike kemi shënuar suksese të mëdha. Kemi krijuar bursën e parë energjetike shqiptare, Aplex, e cila është fakt dhe operatorët janë aktiv. Kjo është një bursë që do të mbështetet me nga likuiditete energjetike që do të hidhen në rrjet dhe këto do të vijnë nga liberalizmi i tregut dhe nga krijimi i parqeve energjetike si ai Karavastasë që e kemi dhe atë të Spitallës që po zhvillohet.
Në të dyja parqet kemi krijuar formulën e tregtimit në treg të lirë dhe çmimit të parafiksuar, sasitë e lira të dy operatorëve kanë mundësitë të tregtohen në treg të lirë përmes Alpex. Energjia e rinovueshme është energjia bazike që ne përdorim, por sigurisht që ne jemi angazhuar për të diversifikuar edhe në energji hidrike. Nga viti 2011-2019 kanë një trajektore në rritje, pasi vazhdojmë të investojnë në burime të rinovueshme. Skavica nuk do të prodhojë thjeshtë energji por edhe rregulltari dhe optimizuese e kaskadës së Drinit. Targetimi ynë është që në 2020 dhe në vazhdim të arrijmë prodhimin e 38 % të kësaj energjie”, tha Balluku.
Fraksion.com