(Video) Kryeministri Benjamin Netanyahu merr ‘live’ vaksinën e COVID-19: Ditë e madhe për Izraelin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është i pari i cili ka marrë vaksinën e COVID-19 në vendin e tij.
Momenti i vaksinimit të tij dhe të Ministrit të Shëndetësisë është transmetuar ‘live’ nga mediat vendase
Netanyahu e bëri vaksinën ‘live’ teksa para se ta bënte deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Izrealin.
Pasi mori injektimin Netanyahu tha se kjo është një goditje e vogël për një njeri, por një hap i madh për shëndetin e të gjithëve. Ai garantoi se nëse të gjithë e bënin së bashku vaksinën, atëhere pandemia do kalohej më shpejt se ç’mendon njerëzimi.
“Kjo është një ditë shumë e madhe për shtetin e Izraelit. Ne kemi përjetuar për gati një vit pandeminë më të keqe që njerëzimi ka njohur në 100 vitet e fundit dhe ky është fillimi i fundit. Ne kemi sjellë miliona vaksina në shtetin tonë të vogël të Izraelit dhe të gjithë duhet të vaksinohen. Unë u kërkova që të vaksinohem i pari me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein për të dhënë një shembull personal.
Unë mendoj se nëse e bëjmë këtë së bashku, ne do të mundim kurorën dhe më shpejt sesa njerëzit presin,”- deklaroi Netanyahu.
Fraksion.com