AktualitetPolitikëTë fundit

“Unë jam mirë, vajzat mirë”; Basha: Gruaja ime ka kaluar COVID-in

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një komunikimi me drejtuesin e Portalit Studentor ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Aurela e ka kaluar COVID-in.

Basha në fjalën e tij nuk tregon  nëse ai vetë e ka kaluar apo jo koronavirusin. Megjithatë rrëfen se ai, vajzat dhe prindërit janë mirë.

“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.

 

Fraksion.com