COVID-19: Ndërron jetë ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai
Ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai ka humbur betejën me koronavirusin.
Ish ministrja ka ndërruar jetë në moshë 75-vjeçare, pas komplikacioneve që i shkaktoi COVID-19, nga i cili ishte prekur prej ditësh.
Thomai ka qenë ministre e Bujqësisë më jetëgjatë e cila qëndroi në këtë post për 13 vite, nga viti 1975 deri në vitin 1989.
Po ashtu, Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.
Fraksion.com