Basha darkë me ambasadoren Yuri Kim
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi sot në mbrëmje (19 dhjetor) një takim jozyrtar me kryedemokratin Lulzim Basha.
Ata darkuan në një prej restoranteve pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet që të dy përfaqësuesit e politikës dhe diplomacisë janë shfaqur të relaksuar, të buzëqeshur teksa bisedojnë duke shijuar një gotë verë.
Kjo darkë vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të një vale protestash të dhunshme në Tiranë për të cilat kryedemokrati Basha është shprehur se i mbështet, ndërsa ambasadorja Kim ka bërë thirrje që të ndalet dhuna.
Ndërsa sipas BW në axhendën e kësaj darke është edhe dosja 184, ku disa ditë më parë Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet. Kjo dosje është e shumëdiskutuar në arenën politike, por asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk u akuzua nga Prokuroria e Dibrës, duke ngritur akuza vetëm për 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë lokalë për shitblerjen e votave në 2016.
Fraksion.com