Vrasja në Dibër; Qëlloi shokun me çifte dhe njoftoi banorët e fshatit
Një ngjarje e rëndë është raportuar në vendin e quajtur “Malet e Obokut, në Maqellarë, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Policia thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.
Raportohet se Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi, kanë qenë për gjueti.
18-vjeçari Xheleshi dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte 27-vjeçarin Gentian Kosiqi, banues në Maqellarë.
Dy të rinjtë sot janë parë bashkë në qendër të fshatit rreth orës 11:00. Rreth orës 14:00, ata janë ngjitur në malin e Maqellarës dhe aksidentalisht 18-vjeçari ka qëlluar shokun e tij.
Ka qenë vetë autori që ka njoftuar banorët e fshatit, të cilët i kanë shkuar në ndihmë, por terreni ka qenë i vështirë, që ka vonuar zbritjen e të plagosurit. Ai ka pasur rrjedhje të shumtë gjaku, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Fraksion.com