AktualitetPolitikëTë fundit

Miratohen projektligjet në seancë plenare; Kuvendi rrëzon dy dekrete të Metës

Kuvendi rrëzoi sot me 87 vota kundër, 10 abstenime, dhe 12 vota pro dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit “Për metrologjinë”.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi me 93 vota kundër, 7 abstenim, dhe 9 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kuvendi gjithashtu miratoi sot me 89 vota pro, 7 abstenime, 13 kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me vota 92 pro, 6 abstenime, 12 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me vota 93 pro, 4 abstenime, 13 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 7 abstenime, 11 kundër edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 6 abstenime, 13 kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 92 vota pro, 5 abstenim, 11 kundër edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për armët”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 8 abstenime, 13 kundër edhe projektligjin “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”.

Kuvendi miratoi me 93 vota pro, 6 abstenime, 11 kundër edhe projektligjin “Regjistri Qendror i Llogarive Bankare”.

Kuvendi miratoi me 93 vota pro, 5 abstenime, 12 kundër edhe projektligjin “Për ndryshimet klimatike”.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro, 4 abstenime, 9 kundër edhe projektligjin “Për faljen e detyrimeve të ushtarakëve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore, të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi”.

Kuvendi miratoi me 98 vota pro, 4 abstenime, 8 kundër edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent për huamarrësin, dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë”.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 1 abstenim, 6 kundër edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi miratoi me 102 vota pro, 2 abstenime, 5 kundër edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

Kuvendi miratoi me 103 vota pro, 1 abstenim, 5 kundër edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2019”.

 

Fraksion.com