Rama zgjedh Çuçin për drejtimin e ministrisë së Brendshme
Kryeministri Rama çon për dekretim Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm. Kjo lëvizje ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Bledi Çuçi mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga Milva Ikonomin si ministre bujqësie.
Bledi Çuçi do të pasojë Sandër Lleshajn në Ministrinë e Brendshme. Kryeministri Rama lajmëroi vetëm pak minuta më parë se do ti kërkonte Presidentit Meta që të dekretojë ministrin e ri të brendshëm.
Bledi Cuci është deputet i qarkut të Gjirokastrës dhe deri më sot ka mbajtur postin e Ministririt të Bujqëisë. Në vendin e tij do të shkojë Milva Ikonomi, për të cilën kryeministri kërkon rikthimin në kabinetin e tij. Më herët Konomi ka qenë edhe ministre e Ekonomisë.
Lëvizjet e fundit në qeveri vijnë pas largimit me dorëheqje të ish ministrit Sandër Lleshaj. Ai dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë kur një efektiv i policisë së shtetit vrau me armën e shërbimit Klodian Rashën. Vrasja shkaktoi një seri protestash në të cilat u kërkua pikërisht largimi i ministrit Lleshaj.
Rama i ka cilësuar të dy këta politikanë si bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer.
Rama në Twitter: Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”
Kujtojmë se Lleshaj dha dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.
— Edi Rama (@ediramaal) December 16, 2020
CV e Bledi Çuçit
Bledi Çuçi lindi në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Bledi Çuçi ka përfunduar studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë (1998) dhe studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer në disa funksione drejtuese, ndër të tjera si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë, Këshilltar i Ministrit, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor gjatë periudhës 2003–2005.
Gjatë kësaj kohe, Bledi Çuçi ka qenë edhe përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Strasburg; anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Administratës Publike në Shqipëri. Gjatë viteve 2006–2010, Bledi Çuçi shërbeu si këshilltar dhe ekspert për disa programe ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri. Në vitet 2010–2011 drejtoi Shoqatën për Autonominë Vendore në Shqipëri.
Ai u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Që prej Shkurtit 2012, ai mban detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Që prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të qeverisë Rama.
CV e Milva Ekonomit
Datëlindja: 31 Dhjetor 1962
Vendlindja: Tiranë
Edukimi: Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë. Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës.
Grupi parlamentar: PS
Karriera politike: 2013-2016: Zëvendësministre e Shëndetësisë. 2000-2011: Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Anetar i PS.
Karriera profesionale: 1994-2005: Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë. 2006- 2007: Anetare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD). 2007–2008: Ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë. 2008 – 2013: Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor, si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.
E dhënë specifike: Eksperte ekonomike, numri 2 ne listen shumeemerore te PS ne qarkun Durres.
Fraksion.com