AktualitetPolitikëTë fundit

Rama dorëzon 4 shtëpi në Farkë: Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë shtëpi të rindërtuara.

Rama i shoqëruar nga Ahmetaj dhe Veliaj nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarët dhe gratë e tyre teksa i dha secilit dokumentat e shtëpisë në dorë.

Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira . Sipas kryeministrit, qeveria nuk do investohet direkt për t’u rindërtuar banesat aty ku janë, por do u financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.

Sipas tij ky grup nuk është i madh, por garantoi se problemi do zgjidhet. Ahmetaj zbuloi se 5 familje të tilla janë vetëm në Farkë të Tiranës.

‘’Kemi problem me disa shtëpi që janë nëpër pika të largëta, gjeologji të vështira, do u japim direkt lekët. Të vendosin vetë nëse do e rindërtojnë vetë me financimin tonë, ose të spostohen që mos kemi telashe jo pse më lëviz, pse s’më lëviz. Ky grup që nuk është grup i madh, disa do zgjidhet, dhe do u japim lekët një për një.’’- tha Rama.

Postimi i  z. Rama:

🏡Tiranë – Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar, VAZHDON😍
***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara🐕‍🦺🐕🦮🦮🐕‍🦺🐕‍🦺

 

 

 

Fraksion.com