Minishengeni; Vjosa Osmani: Nuk kam ndryshuar qëndrim, projekt që nuk favorizon Kosovën dhe Shqipërinë
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e prerë, e qartë dhe me një qëndrim të pandryshuar sa i përket minishengenit, ose ndryshe shengenit rajonal, një iniciativë që shkon para mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Osmani tha se ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo tha se do kërkoj të ketë dokumentin pasi vetëm flitet por nuk ka asnjë dokument që tregon se çfarë është ky minishengen.
“Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Kemi shumë argumente. Rama e bindi kryeministrin Hoti, por ne nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë. Nga fillimi ishte gabim. Nuk kishte gjithëpërfshirje.
Ajo që do të kërkoj është ta kemi dokumentin. Nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky minishengen, ku bazohet që nga fillimi është ishte gabim, ku Kosova nuk ishte e përfshirë, dhe nuk e dimë qëllimin.Nuk është konsultuar Kosova. Mustafa nuk është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Kam kohë që nuk e dëgjoj çfarë thotë sepse jam e zënë duke u marrë me sfida, shumë prej të cilave janë për faj të tij”, tha ajo.
Osmani tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo duhet të vlerësohet si diçka pozitive, pasi forcon më shumë demokracinë dhe institucionet.
“Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana.”, tha ajo.
Fraksion.com