AktualitetPolitikëTë fundit

Meta fton publikisht Vjosa Osmanin që t’i bashkohet nismës për mbrojtjen e Vjosës

Presidenti Ilir Meta i bëri një ftesë publike homologes së tij kosovare, Vjosa Osmani, që kjo e fundit t’i bashkohet nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, meqë mban edhe të njëjtin emër.

Në mbyllje të konferencës së përbashkët, kreu i shtetit shqiptar tha se ky lumë është një pasuri e çmuar për Shqipërinë por dhe Europën.

“E ftoj që të angazhohet së bashku dhe me mua për të mbështetur shoqërinë civile dhe të gjitha nismat në mbrojtje te lumit Vjosa. Emri i saj i mrekullueshëm lidhet me një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë pro dhe të Europës që ka treguar një interes ndërkombëtar, Ndaj duhet të kujdesemi.”, tha Meta.

Ndërkohë, Osmani i është përgjigjur me shumë dëshirë ftesës për bashkëpunim për këtë çështje.

 

 

“Me shumë dëshirë i jam bashkuar asaj iniciative për shkak se Çështja e mbrojtës së lumenjve është ndër prioritetet themelore me të cilat po merremi dhe në Kosovë. në anën tjetër shpresoj që t’ju mirëpresim sërish, në Kosovë, kësaj radhe në kullën e Isa Boletinit, në veri të Kosovës”, -pohoi Osmani.

 

Fraksion.com