“Durimit i ka ardhur fundi”; Basha: Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar, pas propozimit nga Rama si ministër të Brendshëm të Bledi Çuçit.
Basha shprehet se Rama bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa shton se durimit të popullit shqiptar i ka ardhur fundi.
Basha po ashtu thotë se ndërsa shqiptarët vuajnë, Rama bën shoping në Nju Jork.
Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:
Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.
Fraksion.com