AktualitetPolitikëTë fundit

Pampuri: Protesta ishte qytetare, PD mbrojti kauzën e cila ishte e drejtë

“Protesta ishte qytetare, PD mbrojti kauzën e cila ishte e drejtë”, deklaroi sot ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri gjatë një interviste televizive.

Ajo theksoi se për sa i përket protestës e kemi theksuar se është një protestë qytetare e udhëhequr dhe e paraprirë nga qytetarët. PD mbrojti kauzën e cila ishte e drejtë, për të mbrojtur të drejtat e atij djali të ri që humbi jetën në mënyrë të padrejtë nga një oficer policie dhe kjo është ngjarje e paprecedent.

“Protesta ishte qytetare, PD nuk u distancua, por kauza e Partisë Demokratike është largimi i Edi Ramës më 25 prill dhe e gjithë ajo revoltë e qytetarëve është pikërisht përballë dështimeve dhe zhgënjimet të cilat ata dhe familjarët e tyre janë përballur në këto 7 vite e gjysmë. Dhe e gjithë kjo revoltë përfaqëson këto dështime këto zhgënjime të cilat prindërit dhe ata vetë janë përballur”, tha Pampuri.

“Dua të theksoj se gjatë gjithë kësaj kohe është thënë se aty kanë marrë pjesë minoren, adoleshentë, por ka patur dhe të rritur që e mbështesin këtë kauzë, ka patur dhe familjarë dhe qytetarë shumë nga e gjithë Shqipëria që e kanë mbështetur këtë kauzë sepse është për mbrojtjen e jetës e qytetarëve, që është e shenjtë. Dhe kur bëhet fjalë që jetën ta merr një oficer policie qytetarët në çdo vend të botës do të revoltoheshin”, u shpreh Pampuri.

Në lidhje me deklaratën e mazhorancës për një polici të reformuar, Pampuri tha se, “duhet të kemi besim te Policia e Shtetit por sjelljet të tilla të dhunës dhe sjellje si ajo e rastit të Klodian Rashës na bënë të ndjejmë zhgënjim, por policia i ka paraprirë me sjellje të dhunshme edhe më herët si rasti tek “Astiri” ku janë dhunuar gra dhe të mitur dhe kjo është e paprecedent”.

 

Fraksion.com