AktualitetPolitikëTë fundit

“Kanë ardhur kohë të këqija për matematikën”, Rama batuta me banorët në Shijak

Kryeministri Edi Rama shkëmbeu sot batuta me anëtarët e një familjeje në Shijak, që hynë në shtëpi të re, pas dëmtimit nga tërmeti.

Duke biseduar me kryefamiljarin Kryeministri Rama tha se “kanë ardhur kohë të këqija për matematikën, këtu ia fusin numrave dhe nuk do t’ia dijë njeri. Është bërë matematika punë qejfi, kaq herë kaq të dalë ku të dalë, merr makinën vazhdo rrugën”.

Më pas Kryeministri pyeti vajzën e vogël të familjes se sa bëjnë 7×7, duke ironizuar kështu kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shpeshherë ka bërë gabime matematikore në fjalimet e tij.

 

Fraksion.com