AktualitetEkonomiTë fundit

Ambasadorja Kim: Linja e transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, gur kilometrik i rëndësishëm

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur aktivizimin e linjës së energjisë prej 400 kV midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Në reagimin e saj ambasadorja Kim e konsideron një gur kilometrik të rëndësishëm transmetimin e energjisë Kosovë-Shqipëri dhe thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëpresim lajmet se linja e transmetimit të energjisë 400 kV midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar nga 14 dhjetori, një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Kim.

 

Fraksion.com