AktualitetTë fundit

Tubim i paligjshëm në Dibër; Policia procedon 10 shtetas nga mosha 17-24 vjeç

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësve të policisë, Komisariati i Policisë së Bulqizës, ka proceduar penalisht 10 shtetas, të moshave 17 deri në 24 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë, qarku Dibër, njoftoi të hënën, se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datën 09.12.2010, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: B. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë. Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

 

Fraksion.com