Trump pritet të vaksinohet kundër Covid-19 në ditët në vijim
Presidenti amerikan në largim, Donald Trump pritet të vaksinohet kundër Covid-19 në ditët në vijim sipas një raporti të lëshuar nga Bloomberg.
Zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë do të kenë gjithashtu mundësinë e vaksinimit në ditët në vijim.
Raporti vjen pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha aprovimin e përdorimit emergjent për një vaksinë Covid-19 të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech të Premten për njerëzit mbi moshën 16 vjeç.
Autoritetet shëndetësore kishin thënë më parë se punonjësit shëndetësorë dhe banorët e azileve të pleqve do të ishin të parët në radhë për vaksinimin, ndërsa shumica e njerëzve nuk duhet të vaksinohen deri në pranverë ose verë.
Frksion.com