AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

“Shengeni rajonal, fuqizim i pavarësisë”; Rama: Politikë largpamëse, jo statuse që sjellin varfëri dhe mbyllje

Gjatë fjalës së tij teksa ka bërë me dije se ka nisur transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe kritikave në lidhje me Shengenin Ballkanik.

Rama tha se në thelb sipas tij Shengeni është fuqizim i pavarësisë.

” Ndryshe nga koha që përshkruan Bren Frisher, kjo është një kohë që na sjell në përfundimin se ky është një vendim i dy vendeve sovrane. Kjo na tregon se të gjithë ata këtej e matanë kufirit vënë kujën për atdhetarizëm, të kuptojnë së çfarë do të thotë vërtet shengeni rajonal.

Nuk është dorëzimi i askujt, por fuqizimi i pavarësisë dhe sovranitetit. Është shëmbëlltyre e kapaciteteve të të dyja shteteve, në kushtet që arrihet të bëhet politikë largpamëse dhe nuk katandisemi në statuse. Statuse që sjellin varfëri dhe mbyllje.  Në thelb shengeni është fuqizim i pavarësisë”, tha Rama.

 

Fraksion.com