AktualitetRajoniTë fundit

Dy grekë akuzohen për spiunazh për Turqinë

Dy të pandehurit thuhet se i kanë dhënë Turqisë informacione rreth ushtrisë greke në Detin Egje. A do të intensifikohen tani tensionet?

“Autoritetet kanë bërë punën e tyre,” i tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, stacionit televiziv të Athinës Alpha, duke konfirmuar një njoftim të mëparshëm të policisë  Në njoftim thuhej se autoritetet kanë ngritur akuza për spiunazh kundër dy shtetasve grekë që punojnë në ishullin juglindor të Rodosit. Në mediat greke u tha se dy të pandehurit kishin spiunuar për Turqinë.

Arrestimi mund të çojë shtimin e e tensioneve midis Greqisë dhe Turqisë. Një nga të arrestuarit është një punonjës dhe përkthyes në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Rodos. Ai është shtetas grek, por i përket një pakice myslimano-turke që jeton në Greqinë verilindore, siç njoftuan mediat.

I arrestuari i dytë i përket gjithashtu kësaj pakice. Ai punonte në një traget që udhëtonte midis Rodosit dhe Kastelorizos ​​dhe thuhet se i jepte punonjësit të konsullatës së Turqisë informacione rreth lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Egje.

Në rajonin në jug të Rodosit dhe Kastelorizos situata është jashtëzakonisht e tensionuar për muaj me radhë. Deri para disa ditësh në këtë zonë po kërkonte për gaz natyror një anije turke. Turqia argumenton, se zonat ku u zhvilluan hulumtimet i përkasin shelfit kontinental turk. Për më tepër ishujt e vegjël grekë, por edhe ishuj të mëdhenj si Kreta dhe Rodos, kanë vetëm gjashtë milje detare ujëra territoriale dhe nuk kanë raft kontinental. BE-ja i ka kritikuar ashpër argumentet dhe veprimet e Turqisë./DW

 

Fraksion.com