AktualitetTë fundit

Stresi, mesazh protestuesve nga arratia: Unë e bëra timen, tani bëni ç’të doni! Zoti ju rujtë krejtve

Stresi ka reaguar sërish pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Nga arratia, reperi thotë se arriti të hapë kauzën më të fortë dhe se gjithçka që e ka bërë me zemër.

Më tej ai iu përgjigjet akuzave se pas kësaj qëndrojnë arsye politike, teksa thotë se”nëse e kam bërë për politikë, Zoti ma çoftë në familje.”

“Sot për sot jam në kërkim dhe rrezikoj burg. Unë çfarë pata me bërë në ditën e parë e bëra me zemër. Unë jam ai që hapa kauzën më të fortë dhe nuk më intereson se çfarë vjen pas kësaj kauze. Pashë dhe videon që Erion Veliaj shkoi te familja e të ndjerit, unë nuk i kisha pranuar kurrë ata që më vranë djalin, as në mort dhe tek dera e shtëpisë, nuk kam gjë kundra, është dhimbje shumë e madhe.

Nëse unë e kam bërë për arsye politike zoti ma çoftë në familjen time. Nuk e kam bërë për arsye politike vetëm kam hyrë me shpirt me lot në sy kam qenë në protestë mundem me të kallzue të gjithë protestuesit për çfarë e kam bo.  M’u ka tha fytyra prej lotëve. Momentin e parë që kryetari i Bashkisë ka shkuar aty nuk ka qenë desht me i pritur ata hiç, mos me lënë asnjë të pushtetit aty por unë këtej jam.

Unë nuk tutna por ruhna, idiota, ka ikur koha e luftërave unë e hapa çfarë deshta me hapur, tani ta vazhdojë kush të dojë. Zoti ju rujtë të krejtve dhe faleminderit të gjithë të rinjve shqiptarë që më kanë përkrahur deri më tani.“, thotë Stresi.

 

Fraksion.com