AktualitetTë fundit

Policia: Mediet mos të publikojnë lajme të pakonfirmuara, 20-vjeçari i shoqëruar në gjendje të mirë shëndetësore

Policia e Tiranës ka  përgënjeshtruar lajmin se një nga të shoqëruarit e protestës së dhunshme në Tiranë është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Policia sqaron në një njoftim për mediat se “në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

 

Fraksion.com