AktualitetTë fundit

Mbyllet protesta; Policia shoqëron dhjetëra persona

Protestuesit kanë vendosur të largohen nga Kryeministria. Pasi qëndruan aty për disa minuta ata kanë rinisur marshimin.

Ata tashmë janë tek drejtoria e Policisë Tiranë. Aty policia, e cila ka krijuar një gardh me efektivë, është përpjekur t’i ndalojë ata me ujë dhe gazlotsjellës.

Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodjan Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Protesta mbyllet me sulm mbi pemën e Vitit të Ri, Policia shoqëron dhjetëra persona

 

Fraksion.com