“Veliu, ik vetë më mirë se do të vijmë deri në Vlorë”; Nuk ndalet Stresi, ‘kërcënon’ Drejtorin e Policisë
Nuk ndalet Arkimed Lushaj (Stresi). Edhe pse është shpallur në kërkim ai vijon me thirrje për protesta masive.
Në një postim në rrjetet sociale, Lushaj ka kërcënuar kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Çohu shqiptarë se për këtë çudia më e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupolës mafioze Ardi veliu ik me mirë vet se në Vlorë o ndyrësisë, reformo Policinë”, shkruan Stresi.
Sot, në orën 18:00 është paralajmëruar në protestë e tretë për vrasjen e Klodjan Rashës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e kësaj proteste, pasi referuar 2 të kaluarave, nuk kanë munguar aktet e dhunës.
Sipas burimeve, në terren do të angazhohen 1500 efektivë policie. Efektivë të policisë janë të pozicionuar në tarracën e kryeministrisë, teksa pritet që të ketë edhe autobote me ujë me qëllim për shpërndarjen e protestuesve në rast se situata do të përkeqësohet.
Në këtë protestë siç është paralajmëruar në rrjetet sociale, do të kërkohet largimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka thënë shkurt dhe qartë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shtuar se akti i dorëheqjes së ministrit Lleshaj nuk duhet marrë si dobësi e Shtetit.
Fraksion.com