AktualitetPolitikëTë fundit

“Ta harrojnë dorëheqjen e Ardi Veliut”; Rama: Policia e Shtetit s’është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë

Teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efekt i policisë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkuan se gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve, duke iu referuar dorëheqjes së djeshme të këtij të fundit.

“Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë! Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit! Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”

 

Fraksion.com