“Ruani fëmijët nga LSI”; Rama: Opozita dhe Presidenti orkestrojnë dhunën që poshtëron kujtimin e Klodjanit
Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës që sipas tij poshtëron kujtimin e Klodjan Rashës. Përmes një postimi të ashpër të rrjetet sociale, kryeministri shprehet se “Luli, Saliu, Iliri dhe Monika Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit Saliut IIlirit Monikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha, i cili krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma. Në fund ai ka një thirrje për të gjithë minorenët që sipas tij po përdoren nga LSI.
“Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!
Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”, ka përfunduar mesazhin e tij Rama.
Fraksion.com