Rama viziton policët e plagosur: Lukunia e mbledhur me lekë nuk mund t’i nxjerrë sytë policëve të shtetit! Meta e Berisha nxisin dhunën
Pasi vizitoi policët e plagosur gjatë protestave që ndodhën në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës, Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat ka thënë se personat që ushtruan dhunë nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë.
Kryeministri u shpreh e një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shteti dhe t’i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.
“Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe ti fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin. Për çfarë ? Për pushtetin?”, tha Rama.
“Absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare, në fshat dhe qytet, kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës të atij djali 25-vjeçari nga tejkalimi i së drejtës për të ushtruar forcë nga polici. Çfarë drejtësie kërkojnë këta? Të hurit dhe të litarit? Të halabakërisë dhe të dhunës në të gjithë dynjanë. Sot efektivi i policisë ishte përpara trupit gjykues, e patë dhe e dëgjuat. Nuk pati asnjë përpjekje për të mohuar atë që ka bërë, ka të drejtën e procesit gjyqësor dhe do të dënohet sipas ligjit”, vijoi ai
Duke vlerësur edhe një herë gjestin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Kryeministri u shpreh se morali është ai i ministrit të Brendshëm, i cili dha një gjest fisnikërie pa pasur ansjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.
“Ai nuk e ka as të metën dhe as gabimin fatal të të qenit kundër popullit të vet”, tha Rama.
Ai u shpreh se askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë fije floku të policëve. Rama akuzon Presidentin Meta dhe ish-Presidentin Berisha si nxitës të dhunës.
“Policia e Shtetit nuk është një lukuni e mbledhur me lekë dhe e nxitur nga ai Presidenti i Republikës, që ende nuk e ka dënuar dhunën por del edhe një orë përpara lajmit se po i vjen fundit i botës dhe inkurajon lukuninë duke venë gishtin mbi policinë. Ai dhe ish-President që është krenar se ka vrarë njerëz dhe i vjen keq që nuk ka vrarë edhe më shumë janë nxitësit e dhunës. Një pareti politike, dhe kjo është parti e Presidentit, të përdorë minorenët për të vënë nën hu dhe zjarr kryeqytetin e vendit. Policia si në të gjithë botën ka detyrën të veprojë në mënyrë proporcionale dhe jo të lërë dritën e syve këtu”, tha ndër të tjera nga QSUT, Kryeministri Rama.
Prej 3 ditësh në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit janë organizuar një sërë protestash, të cilat kanë degjeneruar në dhunë të pashoqe dhe objektivi ka qenë shkatërrimi i pronës publike dhe dhuna ndaj policisë, ndërsa efektivët arrestuan disa dhjetëra protestues.
As dorëheqja e Ministrit të Brendëshm Sandër Lleshja nuk e ndryshoi rrjedhën e protestës mbrëmjen e djeshme. Ndërsa natën e parë objektiv kryesor kanë qenë Kryeministria dhe Ministria e Brendshme, mbrëmë nuk janë kursyer biznese private, ambasada të huaja, institucione publike, stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor, semaforët e qytetit etj.
Fraksion.com