Protesta për Rashën: Ambasada Amerikane mesazh të qartë politikës: Të mos nxitet dhunë, mos bëni gabimet e të kaluarës
Ambasada Amerikanë në Tiranë, ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një polic më 8 dhjetor.
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada shkruan se ngjarja është një tragjedi dhe i shprehim ngushëllime familjarëve.
Më tej thuhet se Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e LSI Kryemadhi për të diskutuar të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e drejtuesve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë publike dhe pronës dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.
Ndërkohë ka kërkuar që ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën nuk duhet të bëjnë gabime të së kaluarës duke sugjeruar që dhuna është e pranueshme
Ambasada Amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbajnë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë popullit shqiptar të mbrohen dhe që zërat e tyre, përfshirë në protestë, të jenë në gjendje të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.
Reagimi i plotë:
“Vdekja e Klodian Rasha është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e LSI Kryemadhi për të diskutuar të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e drejtuesve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë publike dhe pronës dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet. Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë filluar një hetim. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe refuzimin e dhunës. Ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën nuk duhet të bëjnë gabime të së kaluarës duke sugjeruar që dhuna është e pranueshme. Ambasada Amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbajnë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë popullit shqiptar të mbrohen dhe që zërat e tyre, përfshirë në protestë, të jenë në gjendje të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë. “
Fraksion.com