AktualitetPolitikëTë fundit

Pas dorëheqjes së Lleshaj, Rama në zyrën e Ruçit

Kryeministri Edi Rama është takuar mesditën e sotme me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Dorëheqja erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje e cila ka sjellë dhe një valë protestash në vend.

Në fokus të bisedës Rama-Ruçi janë konsultimet për ministrin e ri të Brendshëm, ku disa emra janë hedhur në tavolinë.

As dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk e zbehu protestën ditën e djeshme, kur u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Me thirrjen: “Drejtësi për Klodianin!” apo “Rama ik!”, ata kanë paralajamëruar sot një tjetër protestë.

Në një reagim të bërë sot kryeministri Rama tha se askush nuk mund ta marrë për dobësi qytetarin e largimit të ish-ministrit të Brendshëm.

“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, do të shprehej më herët kreu i qeverisë.

 

Fraksion.com