Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit
Është ndarë nga jeta në moshë të re nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.
Këtë lajm e bën të ditur Bashkia e Elbasanit me anë të një postimi, ku shkruhet se Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Ervin Saraçi. ka ndërruar jetē në njē spital privat në Tiranë.
Saraci ishte një nga drejtuesit e mirënjohur nē sektorë të rëndësishëm tē bashkisë së Elbasan. Ai kishte mbaruar studimet për gjuhën Frenge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe kishte kryer Masterin për Shkencat politike në Belgjike.
Gjatë periudhës 2006-2007 ishte mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin dhe në periudhën 2011 -2013 ishte drejtor i i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.
Fraksion.com