AktualitetPolitikëTë fundit

“Krenar për rininë e sotme”; Basha: Rama e bëri Lleshajn mish për top

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë partia sipas tij në gjithë këto vite, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë.

Gjatë mesazhit të tij ai tha se sot nuk mund të festohet ashtu siç do duhej, për shkak të pandemisë, ndërkaq është ndalur duke hedhur akuza ndaj qeverisë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për PD por për të gjithë Shqipërinë. Shënojmë 30 vjetorin por edhe kthesen e ndryshimit. PD se ka emrin rastësisht PD, por se shënjon linjën e demokracinë në vend. Ajo fillon të jetë mburoja dhe garantuesje e demokracisë dhe ne jemi krenarë për rolin që ka luajtur PD. Ajo lindi nga lëvizja studentore. Anëtarësian Shqipërinë në Nato, hoqëm vizat, hapëm vende pune sollëm zhvillim infrastrukturor. PD punoi për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe të ardhmen e shtetasve shqiptarë.

Sot është e vështirë të festojmë bashkë sepse Shqipëria është në situatë dramatike pas 7 vjet premtime  të pambajtura. Rama e ka çuar vendin drejt humnerës ka dhënë ndihmat më të ulëta. Papunësia është rritur dhe vazhdon të rritet të rinjtë tanë vazhdojnë të largohen. Spitalet tona po shkojnë drejt kolapsit, mjekët tanë vazhdojnë të punojnë me vetemohim edhe pse qeveria nuk i paguan sa duhet nuk rrit numrin e shtretërve nuk siguron barnat dhe paisjet  e nevojshme. Mjekët tanë po punojnë si heronj. Kjo qeveri  e parërgjegjshme dhe e paaftë e ka humbur kontrollin. ska asnjë plan për të luftuar covid”, tha ai.

Për vrasjen e Klodjan Rashës ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se reagoi vetëm kur u ngritën qytetarët. Për të dorëheqja e ministrit të Brendshëm u detyrua nga Rama, sipas tij për shkak të protestave masive që përfshinë vendin. Për këtë ngjarje hedh akuza edhe se sipas tij po fshiheshin provat për vrasjen.

“Pamë ngjarjen tragjike kur Klodian Rasha u vra pak hapa larg pragut të shtëpisë së tij. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë e më kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.  Lotët e familjarëve të 25-vjeçarit lënduan në zemër të gjithë shqiptarët anembanë ku jetojnë. Por ajo që i revoltoi më së shumti shqiptarët ishte përpjekja mizore dhe e paskrupullt e propagandës qeveritare për të fshehur e manipuluar këtë krim shtetëror.

Ne jemi mësuar që ta shohim kryeministrin e papërgjegjshëm të Shqipërisë të gozhduar para internetit, tërë kohën duke u marrë me thashetheme, duke reaguar menjëherë madje edhe ndaj komentatorëve të rrjeteve sociale, mirëpo për këtë ngjarje kaq të rëndë heshti për 3 ditë radhazi.  Fillimisht heshti sepse shpresoi se do ta kalonte lumin me mashtrime e manipulimet e propagandës shtetërore. Në kohën e kësaj ngjarje pikëlluese, ngjarje për të cilën ai është bashkëpërgjegjës, Rama ishte i zënë me shëtitje nëpër galeri artesh e blerje në dyqanet luksoze në New York.

Vetëm 3 ditë më pas, kur e pa që qytetarët u hodhën në revolte sepse nuk i gëlltisin dot gënjeshtrat e tij, nuk mund të pranojnë as krimin dhe as cinizmin dhe pandjeshmërinë me jetën e një të riu, atëhere ai u detyrua ta beje ministrin e brendshem mish për top për të shpëtuar veten etij. Për këtë ngjarje të dhimbshme faji nuk është i policëve të thjeshtë familjarë që me siguri ndihen po aq të lënduar e solidarë sa edhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi. Është rezultat i frymës së papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe kulturës së pandëshkueshmërisë që vjen nga shefi i qeverisë sepse populli ynë e di mirë që „peshku qelbet nga koka”, shtoi ai.

Kreu u PD Lulzim Basha ndërsa i ka hedhur fajin qeverisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Klodjan Rashës, ka thënë se ndihet krenar për rininë e sotme, ndërsa e ka krahasuar me atë të para 30 viteve.

“Kjo ngjarje është rezultat i sabotimit dhe i defunksionalizimit të gjithë sistemit të drejtësisë për vite me radhë duke bërë të pamundur vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve shtetëror abuzues.Në këto ditë të rënda unë shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes dhe shpresoj që të gjejnë forcën për të përballur një ngjarje kaq dëshpëruese. Edhe pse e di që s’ka fjalë që të mund të ngushëllojë zemrat e plagosura nga një humbje kaq e madhe sikurse vrasja e një djali në lulen e moshës së rinisë. Sonte në këtë ditë të shënuar e për këtë rast të rëndë dua gjithashtu të shpreh krenarinë e madhe për rininë  e sotshme shqiptare,

Ashtu sikurse para 30 vjetësh, edhe të rinjtë e sotshëm, nuk durojnë dot rrenat e propagandës qeveritare,nuk qëndrojnë dot symbyllur e duarkryq para padrejtësisë e krimit shtetëror, për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtë nuk kanë frikë dhuna e policisë që merr urdhra partiak. Të gjithë e dimë dhe e dëgjoj kudo, edhe nga socialistët e ndershëm se ka ardhur koha për ndryshim dhe se nuk mund të vazhdohet më kështu.  Një gjë është e sigurtë, me Ramën akoma në qeveri, papunësia do të vazhdojë të rritet, kostoja e jetesës do të shtohet, të rinjtë do të largohen nga vendi, e jeta do bëhet edhe më e pasigurtë”, tha Basha.

 

Fraksion.com