Gjykata vendos arrest me burg për policin që vrau Klodian Rashën
Gjykata dha sot masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën.
Në seancë ishte i pranishëm edhe efektivi.
Akuza zyrtare e lexuar në seancën gjyqësore policin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e “Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, e parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim deri në shtatë vite burg.
Fraksion.com