“Bisedat me ambasadorët”; Basha: Të ndalet dhuna, më 25 prill do të sjellim dhe ndryshim për Shqipërinë shpresë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë dhunën ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson me bindje se më 25 prill kjo qeveri do të largohet dhe se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë dhe shpresa për ndryshim, ndërsa ka dënuar deklaratat e kryeministrit Rama.
Mes të tjerash ai ka zbardhur detaje nga biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Mesazhi i Bashës:
Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht. Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit. Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
Fraksion.com