AktualitetTë fundit

Shpallet në kërkim këngëtari Stresi; Mori pjesë në protestën e dhunshme në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit

Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emriin e artit Stresi pasi ka marrë pjesë ditën e djeshme në protestën e dhunshme, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi.

Në operacionin që vijon, policia ka arrestuar deri tani tre protestues dhe janë disa të tjerë në kërkim, mes tyre dhe Lushaj. Në protestë ka patur edhe fëmijë të dhunshëm, një pjesë e tyre janë proceduar penalisht.

Para ambienteve të Ministrisë së Brendshme, këngëtari Stresi, është shprehur mjaft i revoltuar duke adresuar një sërë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, e cila përshkallëzoi në dhunë.

“Ku ishte arma, janë poshtërsira të policisë. Kur vjen të vret një polic tek shtëpia çfarë pret ti. Jam rritur me të. Për ça paguhen policët për të na vrarë ne! Kërkoj nga Sandër Lleshaj që të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen. Të shkojë në shtëpi, u vra në mënyrë të padrejtë”, tha Stresi mes të tjerash.

 

Fraksion.com