Raporterja për Shqipërinë në PE, Santos: Vendi ka polarizim të thellë, palët të tejkalojnë ndasitë
Ne seancën e mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentin Evropian, europarlamentarja Isabel Santos, e cila është raportere për Shqipërinë në PE, teksa ka prezantuar draft- raportin për Shqipërinë ka nënvizuar problemin e polarizimit poolitik në vend.
“Vendi është tejet i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në të. Në Draftin që kam propozuar ka dy linja logjike. Kërkesat që ne I kemi për vendin duhet të vazhdojnë. Vazhdoj të kem disa shqetësime. Jam e shqetësuar për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin politik. Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit.
Reforma gjyqësore duhet të përmbushet. Të gjitha palët janë të vetëdijshme. Një pjesë e madhe e të rinjve po largohet nga vendi. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për të qëndruar.
Partitë politike kanë punuar shumë për të arritur në një marrëveshje. Palët arritën të tejkalojnë ndasitë. Shqipëria ka ngelur mbrapa në rrugën e integrimit dhe kjo është dekujaruese”, tha Santos.
Fraksion.com