Protestat; Basha akuza Ramës: 7 vite mashtrime, dhunë e terror ndaj familjeve shqiptare! Boll më!
Në një kohë që Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës, kryedemokrati Basha vijon me akuza ndaj kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se kanë kaluar 7 vite mes dështimeve dhe premtimeve të pambajtura, dhunë e terror ndaj shqiptarëve.
Për të gjitha këto ai drejton gishtin nga kryeministri Rama duke u shprehur se tashmë askush nuk e beson më.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!” – shkruan Basha në Twitter.
Basha nuk ka reaguar për protestat e dhunshme të zhvilluara gjatë këtyre 2 ditëve të fundit dhe as për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 10, 2020
Fraksion.com