AktualitetPolitikëTë fundit

“Polici veproi në mënyrë të pashpjegueshme, do përballet me drejtësinë”; Rama: Ja çfarë më tha babai i 25-vjeçarit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin ku një efektiv policie ekzekutoi Klodian Rashën pasi ky i fundit theu karantinën dhe nuk i ndaloi patrullës.

Rama e ka quajtur një lajm tronditës që ka marrë, ndërsa ka shtuar se nuk mund të reagonte pa qenë prezent në Shqipëri dhe për këtë arsye reagimi i tij u vonua.

Për sa i përket policit, Rama ka thënë se i përket drejtësisë që të vendos për të, megjithatë ka shtuar se ai ka bërë një akt që nuk shpjegohet.

“Lajm tronditës për të gjithë shoqërinë. Pam,undëia për të qenë këtu me bëri që të shtyjë këtë mesazh. Kështu ky mesazh s’do mbetet pa prekur edhe ngjarjet e dhunshme të pasdites së djeshme për të shpalosur me vulgaritet të frymëzuesve të tyre. Akt fatal i efektivit të policisë. Sapo kam shkuar në familjen e  të ndjerit jam prekur pa masë. “Asnjë lule e vetme nuk do të prekte në Tiranë në emër të tim biri.” Ne duam drejtësi jo zhurmë politike. Duam ta bëjmë ndjesën dhe ngushëllimet edhe publike. Janë të papërshkrueshme të përshkruajnë dhimbjen. Drejtësisë për ngjarjen asgjë tjetër nuk mbetet e pas një jetë të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri në mënyrën pa të shpjegueshme pa u lidhure me ndonjë operacion në atë vend dhe në atë orë. Pavarësisht faktit, arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit.  ndëshkim ligjor të autorit i ka kaluar duarve të drejtësisë dhe do të gjykohet nga organet në paanësi të plotë. Është  krejt i pa arsyetueshëm por drejtësia ka fjalën e  fundit. Sado i madh është padurimi. Drejtësia ka nevojë për të hetuar gjithçka. Drejtësia ka nevojë të dëgjojë edhe atë.”  ka thënë Rama.

 

Fraksion.com