AktualitetTë fundit

“Jam motra e Klodian Rashës”; Flet sërish Bukuroshja: Im shoq e kishte shok, e kisha si vëlla

Protesta që u mbajt mbrëmjen e djeshme përballë Kryeministrisë për vrasjen e Klodian Rashës pati shumë zhvillime dhe të papritura. Një prej tyre ishte ‘motra’ e pretenduar e Rashës.

Bukuroshe Sali deklaroi se ishte motra e të ndjerit dhe e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua tek ajo. Por pak minuta më pas, familja Rasha e mohoi diçka të tillë dhe thanë se ajo nuk është pjesëtare e tyre. Aludimet e para ishin në lidhje me faktin se ajo mund të kishte probleme të shëndetit mendor.

Por në një intervistë të dytë, ajo u shpreh se nuk e kishte vëlla biologjik Klodianin, por e konsideronte të tillë për shkak të marrëdhënies shumë të afërt që bashkëshorti i saj kishte patur qysh në fëmijëri me të.

Nga ana tjetër intervista nuk u transmetua për shkak të  mungesës së koherencës së vajzës dhe për të ruajtur ndjeshmërinë e familjes së të ndjerit.

 

Fraksion.com